Lajmet

Së shpejti reklama në inbox-in tuaj në Outlook

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti reklama në inbox-in tuaj në Outlook

Pasi është shërbim pa pagesë, pritej të ndodhte herët a vonë shtimi i hapësirës me reklama në inbox në Outlook.

Microsoft-i ka lajmëruar përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazil se do të jenë vendet e para që do të kenë rastin të shohin reklama të një formati të ri të quajtura versaTiles dhe më pas pritet që shtetet e radhës të jenë Australia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Holanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Këto reklama versaTiles, janë format i ri i reklamave, që ngjasojnë me reklamat e bazuara në tekst në Gmail, por kur përdoruesi me maus shkon përmbi këto reklama por pa klikuar, do të kuptojë më tepër për to, duke parë fotografi, video, apo edhe më tepër informacione në lidhje me të.

“Ato janë të ndërtuara me të njëjtën filozofi të dizajnit modern për t’u siguruar që njerëzit që përdorin Outlook.com kanë një përvojë të shkëlqyer dhe shohin reklama në vende që mund të pasurojnë përvojën e tyre me e-mail, të mos pengojnë nga ajo,” shkroi Menaxheri i Përgjithshëm i Reklamimit në ndërmarrjen Microsoft, duke lajmëruar këtë format të ri të reklamave.

Dallimi tjetër në krahasim me Gmail-in është edhe vendosja e reklamave të rastësishme dhe jo të asaj natyre që kanë të bëjnë me vetë letrat e dërguara, apo pranuara.

Pra, Google e bën vendosjen e reklamave në Gmail të atij lloji që ka përcaktuar se mund të jenë interesante për një numër të caktuar të përdoruesve, ndërsa reklamat versaTiles, që do të shtohen në Outlook, pritet të jenë të rastësishme dhe mund të mos jenë edhe aq ngacmuese për përdoruesit. (PCWorld Albanian)

outlook

Lajmet e fundit>