Lajmet

Së shpejti reklamat e shfaqura në Facebook do të zmadhohen 3.5 herë më tepër

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti reklamat e shfaqura në Facebook do të zmadhohen 3.5 herë më tepër

Rrjetet sociale ofrohen si shërbim pa pagesë për përdoruesit pasi gjenerojnë të ardhura nga reklamat e publikuara në to, prandaj kompanitë përpiqen vazhdimisht të përmirësojnë formatet e publikimit të reklamave për të tërhequr sa më shumë reklamues.

Facebook ka njoftuar se në ditët në vazhdim përdoruesit do të përballen me reklama me përmasa më të mëdha, rreth 3.5 herë më të mëdha, një zmadhim i konsiderueshëm që do të vihet re menjëherë.

Ky ndryshim do të mirëpritet nga reklamuesit, por mund të shkaktojë mërzitje tek përdoruesit.

Tani klikimi mbi reklamë do të drejtojë përdoruesit direkt tek faqja e biznesit përkatës ndërkohë që më parë i duhej të klikonte mbi një link në krah të reklamës për të arritur në atë destinacion.

Tashë do të rriten shanset që përdoruesi të përfundojë në një faqe të caktuar edhe pse nuk ka dëshirë, mjafton të klikojë aksidentalisht mbi reklamën e publikuar.

Në foton e publikuar në krah paraqitet ndryshimi i përmasave të reklamave të ndryshme. Pavarësisht se përdoruesit mund të bezdisen nga ky ndryshim, nuk pritet që kjo gjë të ndikojë në sjelljen e tyre on line. Ata do të vazhdojnë të përdorin Facebook-un me të njëjtin ritëm. (PCWorld Albanian)

facebook-ads-phone

Lajmet e fundit>