Harduer

Së shpejti Samsung do të prezantojë tabletët e pajisur me teknologjinë AMOLED

May 18 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti Samsung do të prezantojë tabletët e pajisur me teknologjinë AMOLED

image001Imagjinoni një version të Galaxy S5, vërtetë të madh. Samsung, së shpejti do të prezantojë tabletët e pajisur me AMOLED (Active Matrix Organic Light Emitting Diode), teknologji e shfaqjes që përdoret në pajisjet mobile dhe televizorë. Samsung njihet për strategjinë “flood the market” për pajisjet mobile, pra një lloj “përmbytjeje ” që kompania i bën tregut me këtë linjë produktesh. Të njëjtën strategji po ndjek dhe me tabletët. Shtatë muaj më pare, pas realizimit të Note 10.1, si edhe një linjë të tërë tabletësh NotePro dhe TabPro në muajin shkurt, kompania ka lajmëruar një tjetër ngjarje më 12 qershor të këtij viti.

Eventi që pritet të organizohet do të mbahet në “Theater at Madison Square Garden” dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti edhe në YouTube, në kanalin e Samsung. Qarkullojnë informacione që kjo linjë tabletësh do të jetë e para që do të ketë të përfshirë teknologjinë e shfaqjes së Samsung, AMOLED.

Pritshmëritë mbi linjën e re të tabletëve

Deri më tani, kompania Samsung nuk kishte konsideruar AMOLED në aktivitetin e saj prodhues, apo prodhimin e një paneli të gjerë apo më pak të kushtueshëm për t’ia përshtatur një tableti, duke detyruar përdorimin e LCD në produktet e vjetra të kompanisë. Duhet thënë se pajisjet mobile të Samsung-ut janë shumë të avancuara edhe me përdorimin e LCD. Është shumë e vështirë të bësh diferencën mes linjave të mëparshme dhe linjës së re që do të prezantohet, kështu që mbetet për tu parë se sa do të ndihet kjo diferencë me përdorimin e teknologjisë AMOLED. Nuk është e sigurt se sa domethënës do të jetë ky ndryshim për klientët. Për sa i përket dizajnit; dizajnët e Galaxy S dhe Note janë kritikuar shpesh sepse përgjatë viteve ndryshimet në to kanë qenë shumë të vogla. Linja e tabletëve është akoma më e pafavorshme për t’u ndryshuar. Me shumë mundësi do të na duhet të presim sërish të njëjtën pamje tabletësh që kemi parë dy vitet e fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>