Lajmet

Së shpejti shërbimet e Yahoo nuk do të aksesohen nëpërmjet llogarive në Facebook dhe Google

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti shërbimet e Yahoo nuk do të aksesohen nëpërmjet llogarive në Facebook dhe Google

yahoomail_android_3-786x305Që prej vitit 2011 Yahoo ka lejuar përdoruesit të aksesojnë shërbimet e kësaj kompanie edhe nëpërmjet llogarive të tyre në Facebook ose Google, por kjo nuk do të jetë e mundur në vazhdim. Shërbimi i parë që nuk e lejon më këtë mënyrë aksesi është Yahoo Sports Tourney Pick’Em. Sipas kompanisë, aksesi nëpërmjet një llogarie Yahoo do të mundësojë ofrimin e një përmbajtjeje shumë më cilësore dhe të personalizuar për këdo.

Procesit të logimit nëpërmjet llogarive në Facebook ose Google do t’i jepet fund gradualisht. Kjo do të thotë se herët ose vonë, për të aksesuar shërbimet e kompanisë në fjalë, përdoruesit do të kenë nevojë për një llogari Yahoo. Lëvizja për të integruar logimin nëpërmjet Facebook dhe Google është ndërmarrë tre vite më parë në përpjekje e sipër për të tërhequr numrin e madh të përdoruesve që disponojnë shërbimet e këtyre kompanive, por mesa duket Marissa Mayer po ndjek një strategji tjetër për të rikthyer dhe për të ringjallur ekosistemin Yahoo.

Ata që nuk e kanë përdorur llogarinë e tyre Yahoo prej një kohe shumë të gjatë duhet të dinë se nuk do të shërbejë thjesht për shërbimin e e-mail-eve, por do të mundësojnë përshtatjen dhe personalizimin e shërbimeve të tjera që ofron kompania duke përfshirë këtu edhe përmbajtje të tilla si: informacionet mbi sportin, mbi motin dhe lajmet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>