Lajmet

Së shpejti shtohet edhe printimi në Office për iPad

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti shtohet edhe printimi në Office për iPad

julia-white-demo-office-ipad-100258036-galleryVersioni i parë i sapolançuar i Office për iPad ka një mangësi që për shumë përdorues është e rëndësishme: printimi. Menjëherë kompania është përgjigjur për këtë mungesë duke u shprehur se do të vijë shumë shpejt. “Microsoft-i do të vazhdojë të përditësojë rregullisht aplikacionin,” u shpreh për PCWorld një prej zëdhënësve të kompanisë.

Deri tani asnjë prej aplikacioneve – Word, Excel apo PowerPoint – nuk e ka funksionalitetin e printimit të integruar në të. Kjo gjë konfirmohet edhe nga dokumenti që shpjegon funksionalitetet e suitës. Në foton e mëposhtme tregohet një krahasim të disa prej funksionaliteteve bazë të suitës duke i krahasuar ato me versionin desktop për PC apo Mac.

microsoft-office-for-ipad-lack-of-printing-highlight-100258067-largeNëse do të ktheheshim në kohë, iPad-it të Apple-it i ka munguar funksionaliteti i printimit për rreth një vit. Ai është shtuar vetëm me përditësimin e iOS 4.2 në vjeshtën e 2010-s. Ndërkohë, AirPrint, i cili lidhet ka kabëll me iPad-in, operon me vetëm një grup të caktuar printerësh që mund të lidhen me wireless në internet dhe që e suportojnë protokollin.

Lënia jashtë e një funksionaliteti si printimi për iPad do të ishte pothuajse i ngjashëm me lënien jashtë të funksionaliteteve si kopjimi dhe ngjitja në versionet e hershme të iOS-it (në fillimet e veta, Windows Phone-it i mungonin këto dy funksionalitete).

Kur u pyetën për të dhënë një koment, zëdhënësit e Microsoft-it u shprehën se printimi do të shtohej në të ardhmen për shkak edhe të faktit që mund të mos ishte edhe aq i përdorshëm nga pjesa më e madhe e përdoruesve të iPad-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>