Harduer

Së shpejti smartfonët do të kenë bateri që zgjat dyfish më shumë

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Së shpejti smartfonët do të kenë bateri që zgjat dyfish më shumë

Bateritë e smartfonëve së shpejti do të zgjasin dyfish, thonë shkencëtarët nga instituti MIT të cilët po mundohen të zbulojnë një teknologji amplifikuese të jetës së baterive.

Amplifikatori është një nga pjesët që e konsumon më shumë energjinë në telefon. Ato e konvertojnë elektricitetin në sinjale radio që përdoruesit mund ta përdorin në dy modele: si sinjal marrës apo dhënës i të dhënave dixhitale.

Çipi do të përdor rreth 65% të energjisë, sipas raportit të MIT Technology Review, dhe mënyra e vetme për ta vënë në punë është duke reduktuar energjinë që telefoni e përdor gjatë kohës që nuk është duke punuar.

Kompanitë teknologjike synojnë reduktimin e konsumit të energjisë

Sidoqoftë, sinjalet mund të ndryshojnë nëse telefoni kalon nga gjendja “regjim i ulët” në përdorim energjie, kështu që teknologjitë e tanishme, do kërkojnë që telefoni të rrijë gjatë në mënyrë pushimi.

Por kjo mënyrë e harxhon elektrecitetin dhe i bën përdoruesit që ta mbushin telefonin më shpesh gjatë ditës.

Reduktimi i konsumimit të energjisë është një ndër qëllimet kryesore të kompanive teknologjike.

Procesorët Intel të cilit njihen si konsumuesit më të madh të energjisë, e bëjnë pajisjen më efikase.

Kurse prodhuesit e tjerë të cilët zbatojnë mënyra të reja për ruajtje të baterisë nuk përdoren dhe aq shumë sepse kanë mungesë të mundësive që Intel sjell. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>