Harduer

Së shpejti smartfonët Lumia me sistem Windows Phone 8 do të pajisen me Bluetooth LE

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti smartfonët Lumia me sistem Windows Phone 8 do të pajisen me Bluetooth LE

Lowers2-nokialumiaNokia do të përditësojë së shpejti sistemin Windows Phone 8 të smartfonëve Lumia për t’i pajisur me versionin më të fundit të Bluetooth-it që funksionon me pak energji (Bluetooth low-energy).

Nokia ka lançuar së fundmi përditësimin e quajtur Amber për të ofruar këtë teknologji për modelet Lumia 520, 620, 625, dhe 720.

Përditësimi i radhës i quajtur Lumia Black do të mundësojë të njëjtën teknologji për të gjitha pajisjet Lumia me sistem Windows Phone 8.

Ku qëndron e veçanta e Bluetooth LE?

Kjo teknologji e integruar në Bluetooth 4.0 lejon përdoruesit të lidhin smartfonin e tyre me aksesorë specialë të dizajnuar në ndihmë të shëndetit dhe ushtrimit fizik.

Me Bluetooth LE bateria e aksesorit do të jetë shumë më rezistente krahasuar me përdorimin e versionit të vjetër të Bluetooth. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>