Harduer

Së shpejti: Tabletë më të vegjël me Windows dhe çipe të shpejta

May 30 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti: Tabletë më të vegjël me Windows dhe çipe të shpejta

Dëshironi të dini të rejat e fundit nga smatfonët, tabletët dhe PC-të? Trendet e fundit të harduerëve do të shfaqen javën tjetër në Computex Trade Show në Taipei.

Computex është një nga eventet më të dashura për adhuruesit e harduerëve, duke qenë se në të ekspozohet vala e re e teknologjisë.

Tabletët më të vegjël me Windows, çipet e shpejta dhe stilet më të fundit të laptopëve, tabletëve dhe hibridëve priten të jenë pikat më tërheqëse të eventit, së bashku me ekranet 4K dhe motherboard-et, modulet e kujtesës si dhe komponentë të tjerë harduerë. Intel dhe ARM do të jenë ndër kompanitë më pikante të cilat synojnë të fitojnë sa më shumë nga tregu i çipeve.

Intel do të zbulojë çipin Atom (emri i koduar Bay Trail), qëllimi kryesor i së cilit është konsumi sa më i ulët i energjisë. Pritet që të përdoret në tabletë që do të kushtojnë mes 200 dhe 400 $. Pjesa më e madhe e tabletëve që gjenden aktualisht në treg dhe që kushtojnë mes këtij rangu çmimesh përdorin procesorët e bazuar në ARM.

Një zbulim tjetër që pritet të ndodhë nga Intel-i janë çipet e reja që mbajnë emrin e koduar Haswell. Ato janë projektuar për laptopë, tabletë dhe hibridë. Intel shprehet se çipet do të ofrojnë 50% më tepër bateri dhe performancë dy herë më lartë grafike, krahasuar me paraardhësin Ivy Bridge.

Acer pritet të lançojë PC me Haswell, bashkë me të ndoshta edhe tabletë Windows me ekranë më të vegjël. Edhe Asustek, MSI dhe Dell priten të njoftojnë mbi PC-të e reja gjatë shfaqjes, ndërkohë që Hewlett-Packard (HP) i ka konfirmuar tashmë modelet e PC-ve me Haswell.

Prodhuesi më i madh i PC-ve, Lenovo, nuk mori pjesë vitin e kaluar në Computex, në të cilin paraqiten më tepër shitësit taivanezë, dhe me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë as këtë vit.

ARM nga ana tjetër, pritet të lançojë produktet e reja për smartfonë dhe tabletë. Çipet e fundit do të jenë Temash dhe Kabini, të cilët bazohen në Jaguar CPU core. Sony PlayStation 4 dhe Microsoft Xbox One përdorin gjithashtu çipe AMD të bazuar në Jaguar. (PCWorld Albanian)

tablet

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>