Harduer

Së shpejti transferime më të shpejta të të dhënave nga USB

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti transferime më të shpejta të të dhënave nga USB

Pajisjet mobile dhe kompjuterët që lidhen me periferikët nëpërmjet portave USB në të ardhmen do të mund të transferojnë të dhënat në dyfishin e shpejtësisë që punojnë tani.

Një specifikim në punë e sipërme që do të dyfishojë shpejtësinë e transferimit të të dhënave deri në 10 gbps për sekondë tha Forumi i Implementuesve të USB-së, një organizatë e vendosjes së standardeve për teknologjinë e transferimit. Ky lajmërim u bë në Forumin e Zhvilluesve të Intel në Bejing.

Përmirësimi i shpejtësisë do të thotë që përdoruesit do të mund të lëvizin masa të mëdha të dhënash midis kompjuterëve dhe periferikëve në çështje sekondash.

Specifikimi i ri është një përmirësim i USB 3.0 aktuale, që mund të transferojnë të dhënat deri në 5gb/sek.

E pasigurt data e mbërritjes

Rritja e shpejtësisë vjen nga dyfishimi i shpejtësisë së Thenderbolt, një ndërlidhje e bazuar në PCI-Express dhe DisplayPort që shihen si një alternativë më e mirë se USB.

Deri në fund të vitit, Thunderbolt do të rrisë transferimin e të dhënave deri në 20gb/sek, por USB 3.0 ka një avantazh për një adoptim më të gjerë dhe mbështetjen e disa krijuesve më të mirë të harduerëve si Dell, HP, Intel dhe Microsoft. Intel e sheh USB 3.0 dhe Thunderbolt si teknologji plotësuese. USB-IF nuk ka bërë deklarime nëse specifikimet e reja do te pranohen apo do të nxirren. Periferikët bazuar në standardet e reja do të jenë të aftë të punojnë edhe me portat ekzistuese të USB 3.0. (PCWorld Albanian)

usb transfer

Tags >

USB
Lajmet e fundit>