Harduer

Së shpejti versione të reja të iPad Mini dhe Nexus 7 me rezolucion më të lartë

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti versione të reja të iPad Mini dhe Nexus 7 me rezolucion më të lartë

ipad miniSipas DisplaySearch (kompani që informon për trendet e monitorëve dhe parashikon të ardhmen e tyre), në tremujorin e tretë ose të katërt të këtij viti do të hidhet në treg iPad Mini me monitor të përmirësuar.

Gjithashtu pritet hedhja në treg e Nexus 7 me rezolucion shumë të lartë. Konsumatorët janë duke pritur me padurim prezantimin e versionit iPad Mini me monitor Retina, megjithatë para se të arrijë këtë stad pritet që iPad i ardhshëm të ketë monitor me densitet 2048×1536.

Ky është hapi i parë duke qenë se tableti momentalisht e ka densitetin e monitorit 1024×768.

Një prej kandidatëve potencialë për prodhimin e këtij monitori është LG Display. Kandidatët e tjerë janë AUO, Japan Display dhe Sharp.

Japan Display deri tani është fokusuar në prodhimin e monitorëve të iPhone 5, megjithatë së fundmi ka shfaqur interes dhe për monitorët e tabletëve, ndërsa LG dallon për teknologjinë cilësore që ofron rezolucion shumë të lartë.

Përshtatja e monitorit Retina është një sfidë për Apple apo për partnerët e saj të monitorëve pasi është i trashë dhe peshon më tepër duke e bërë tabletin të rëndojë më tepër. Përsa i përket përmirësimit të Nexus 7 mund të thuhet se do të kalojnë në formatin 1.920×1.200 “HD+”.

Microsoft zbulon tabletin Surface me Windows 8 Pro

Prodhimi i tyre do të realizohet në tremujorin e dytë të këtij viti. Nexus 7 aktual ka një ekran 1.280×800 me një densitet 216 piksel/inç ndërkohë që versioni i ri pritet të ketë densitet 323 piksel/inç. (PCWorld Albanian)

Google nexus 7

Lajmet e fundit>