Lajmet

Së shpejti Vine vjen për Windows Phone 8

Jul 12 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti Vine vjen për Windows Phone 8

vine logoVine, aplikacioni i videove që zotërohet nga Twitter, do të vijë edhe për Windows Phone 8, vetëm gjashtë muaj pas lançimit të tij për iOS.

Lajmërimi u bë nga Nokia gjatë konferencës për shtyp ditën e enjte, ku u prezantua edhe smartfoni Lumia 1020, i cili do të jetë i disponueshëm në SHBA duke filluar nga ky muaj.

Data e saktë e lançimit të Vine për Windows Phone 8 nuk u dha, ndërsa Twitter refuzoi të jepte detaje të tjera. Gjithsesi, ata konfirmuan se Vine do të vijë së shpejti për pajisjet me WP. Përveç Vine, për Windows Phone 8 do të vijnë edhe rrjeti social Path, si dhe mbledhësi i lajmeve Flipboard.

vine androidVine u lançua për iOS në fund të janarit, si një mjet për t’u mundësuar njerëzve të regjistronin dhe shpërndanin video deri në gjashtë sekonda, të cilat mund të luheshin pa pushim. Versioni për Android u lançua në fillim të qershorit, vetëm disa javë para se Instagrami i Facebook-ut të zbulonte karakteristikën e re për të postuar gjithashtu video në rrjet.

Gjatë muajve të kaluar, Vine ka shtuar gradualisht karakteristika të reja. Gjatë kësaj jave u prezantua një funksionalitet për të postuar jashtë rrjetit videot (embed).

Javën e kaluar, softuerit iu shtuan disa karakteristika të reja për kamerën dhe një opsion për përdoruesit për të kyçur postimet.

Me lançimin e videos në Instagram, Vine-it iu shtua një konkurrent i fortë. Për momentin, Instagram nuk ofron ndonjë aplikacion të dedikuar për Windows Phone.

Një zëdhënëse e aplikacionit u shpreh para pak kohësh se “Për momentin, jemi përqendruar tek ndërtimi i një përvoje sa më të mirë të Instagram-it për pajisjet iOS dhe Android.

Qëllimi ynë më i fundit është ta sjellim Instagram-in tek të gjithë ata që duan ta përdorin, prandaj platformat e tjera do t’i marrim në konsideratë me kalimin e kohës.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>