Lajmet

Së shpejti vjen përditësimi Premium për smartfonin Galaxy S III

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Së shpejti vjen përditësimi Premium për smartfonin Galaxy S III

Poseduesit e Samsung Galaxy S III mund të presin një përditësim me përmirësime në kamerën dhe ndërfaqen e tij.

Versioni Premium është një përditësim softuerik i ndërfaqes TouchWiz i Samsung-ut për Android, duke shtuar mbështetje për aplikacione që mund të ndahen në ekran dhe një ikonë për Facebook në ekranin e mbyllur si pjesë e përditësimit të Android Jelly Bean.

Ai do të arrijë përgjatë aplikacionit sinkronizues Samsung Kies dikur mes 8 dhe 11 janarit, por Samsung thotë që data e përditësimit do të ndryshojë në varësi nga bartësi dhe shteti.

Disa përditësime i bëhen kamerës 8 megapiksell-she të Samsung Galaxy S III. Mostra Low Light Shot do ta bëjë më lehtë kapjen e pamjeve gjatë natës.

Funksioni i ri Best Face bën pesë kapje të njëpasnjëshme dhe pastaj iu mundëson që të zgjidhni fytyrën më të mirë për secilin person në fotografi duke e krijuar një kompozim në rrugëtim (kështu që askush nuk është me sy të mbyllur).

Pajisja mbështet shpërndarjen automatike të fotografive përgjatë NFC-së

Një tjetër përditësim i kamerës, Easy Snap, është aktivizuar nga opsionet për qasje të telefonit për t’ia bërë të mundur S III që të ju tregojë se sa fytyra gjen në vëzhgimin e kamerës.

Pajisja po ashtu mbështet shpërndarjen automatike të fotografive përgjatë NFC-së. Përveç përmirësimeve në kamerë, përditësimi do të sjellë po ashtu disa veçori në multimedia.

Si me smartfonin Galaxy Note II, S III do të marrë veçorinë e shumë dritareve që iu mundësojnë që të hapni dy aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë.

Mostra e re për “Ruajtje” është e ngjashme me lexuesin në iOS, që iu mundëson të rimerrni vetëm tekstin dhe fotografitë në një artikull, pa ndonjë pengesë tjetër. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>