Lajmet

Së shpejti vjen platforma e re e videove MixBit

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti vjen platforma e re e videove MixBit

Mix BitBashkë themeluesi i YouTube Chad Hurley ka provuar një shërbim të ri videosh të quajtur MixBit, që identifikohet si faqja jo vetëm që i shikon videot, por edhe mund ti krijosh ato.

Hurley e la këtë lajm të dilte në Twitter direkt mbas gënjeshtrës se YouTube do mbyllet, dalë “Ditën e Gënjeshtrave”.

Lajmi i nxjerrë nga The Verge, përshin një llogari të re në Twitter dhe një faqe prove për eventin kryesor, mbi të cilin thuhet vetëm “E ardhmja e videove do lançohet së shpejti”

Detajet janë të pakta mbi MixBit, por në një raport Hurley thoshte “se bazohet mbi videot dhe i jep mundësi përdoruesve të punojnë së bashku që dhe ti krijojnë këto.”

Nga deklaratat e fundit të Hurley pretendohet që produkti final është drejt fundit dhe nuk do dhe shumë kohë të lançohet.

Hurley në bashkpunim me Steve Chen dhe Jawed Karim i shitin YouTube-in Google-it për 1.65 miliardë $ në vitin 2006. (PCWorld Albanian)

mixbit 1

Lajmet e fundit>