Vëzhgim

Së shpejti Windows Mobile me hapësirë Online

Feb 9 2009
0 Shpërndarje
Së shpejti Windows Mobile me hapësirë Online

altMicrosoft ka bërë të ditur disa nga detajet e shërbimit të ardhshëm që t’u mundësojë përdoruesve të Windows Mobile të sinkronizojnë informacionet mes celularit dhe ueb faqeve. Shërbimi i quajtur My Phone do të mundësojë një hapësirë për të rregulluar të dhënat si fotografitë, videot, tekst mesazhet dhe kalendarët. Më pas përdoruesit do ta kenë mundësinë t’i shpërndajnë të dhënat me të tjerët, apo ta përdorin shërbimin si mënyrë për t’i rikthyer të informacionet në celularin e tyre.

Microsoft ka shërbime të tjera të ngjashme me My Phone. Live Mesh ju mundëson njerëzve të ngarkojnë fotografi dhe informacione të tjera në ueb faqe dhe pastaj t’i qasen atyre nëpërmjet celularit. Por My Phone mund të jetë i ndryshëm sepse mund të sinkronizojë automatikisht të dhëna nga celulari. Veç kësaj, derisa ndokush me celular dhe shfletues mund të përdorë Live Mash, My Phone mund të jetë i kufizuar për njerëzit që përdorin celularët Windows Mobile 6.

 

Lajmet e fundit>