Harduer

Seagate 1.5 TB është zgjidhje solide

Jan 30 2009
0 Shpërndarje
Seagate 1.5 TB është zgjidhje solide

Seagate ishte disku i parë që është futur në pragun e 1TB, dhe me këtë model kompania ka arritur rezultate të shkëlqyera. Disku i ri Barracuda është disku me hapësirë më të madhe në tabelën tonë dhe është treguar si një harddisk me performancë të lartë.

Tri disqet e brendshme Western Digital gjithashtu kanë zënë vendet e tyre në tabelë, duke përfshirë dy modele me performancë të lartë dhe me çmime gjithashtu të larta. Modeli RE3 Enterprise është një drive i klasit të serverëve me kohëzgjatjen më të lartë të punës nga disqet e tjera, gjithashtu VelociRaptor është i vetmi harddisk me 10,000 rpm në tabelën tonë.

Lista e modeleve të harddisqeve të jashtme nuk ka debutimin e ndonjë produkti të ri, por të gjitha çmimet janë më të lira, që është gjë e mirë nëse po kërkoni të blini harddisk, por e keni buxhetin e kufizuar.

 

Lajmet e fundit>