Harduer

Seagate ka sjellë në treg 52 milion njësi

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Seagate ka sjellë në treg 52 milion njësi

Edhe pse çereku fiskal dhe fundviti 2011 ka gjasa të duken ndryshe, Seagate ka bërë të ditur se ka arritur të ketë të hyra për çerekun në fjalë prej 2.9 miliard dollarë, dhe përfitim neto prej 119 milion dollarë.

“Seagate dhe industria janë duke përfituar nga kërkesa e fuqishme për magazinim të lidhur me aplikacione dhe arkitektura të reja që ndërlidhen me pajisje mobile dhe pajisje tjera “ tha Steve uczo, drejtor, president dhe CEO i Seagate. “Për shkak se magazinimi i këtillë HDD është teknologji fondamentale për ofruesit e shërbimeve cloud, qendra të të dhënave dhe të gjithë ofruesit tjerë që ofrojnë përmbajtje me bazë në rrjet. Kërkesa totale e industrisë është rritur pothuajse 40 për qind në vitin fiskal 2011, përkatësisht në 330 milion terrabajt” u shpreh ai.

Lajmet e fundit>