Harduer

Seagate paraqet disk të jashtëm me kapacitet prej 3 Terrabajt

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Seagate paraqet disk të jashtëm me kapacitet prej 3 Terrabajt

Seagate FreeAgent GoFlex Desk ka një kapacitet masiv prej 3 Terr Bajt dhe ofron përkrahje për USB 3.0 dhe FireWire, e natyrisht përkrahja për USB 2.0 nuk mungon. Kjo sasi e magazinimit prej 3TB ju ofron hapësirë për të ruajtur 120 filma HD, me mijëra fotografi apo orë e orë të tëra me muzikë.

Modeli i paraqitur gjithashtu ka softuer të integruar për backup dhe enkriptim automatik për backup të vazhdueshëm, e gjithashtu ka edhe veglën Seagate Dashboard. Modeli është mbështet Windows 7, XP, Vista e Mac (përmes driverve NTFS).

Falë sistemit GoFlex, njësia e re është edhe më e sigurtë. Përdoruesit mund të kalojnë në ndërfaqen natyrale USB 2.0 në USB 3.0 apo Firewire 800, me blerjen e adapterëve shtesë GoFlex.

3TB GoFlex Desk External HDD kushton 249 dolarë dhe arrin me adapterin GoFlex USB 2.0. Nëse nuk ju nevojiten 3TB, GoFlex Desk External Drive ofrohet edhe në versionin 1TB për 129.99 dollarë dhe 2TB për 189.99 dollarë.

Lajmet e fundit>