Harduer

Seagate prezanton një disk me kapacitet 4TB për PlayStation 4

Oct 25 2017
0 Shpërndarje
USB 3.0 e Game Drive ka një lidhje me shpejtësi të lartë dhe është i përshtatshëm me çdo gjeneratë të PlayStation 4. Seagate prezanton një disk me kapacitet 4TB për PlayStation 4

Seagate dyfishoi kapacitetin e hardisqeve dhe prezantoi një disk me kapacitet 4 Terabajt për Sony PlayStation 4.

Seagate Game Drive mund të ruajë mëse 100 lojëra. Ai do të shitet për 130 dollar dhe ka kapacitet tetë herë më të lartë sesa një PS4 që ka hardisk 500GB.

Kjo do të thotë se përdoruesit mund të blejnë në sezonin e pushimeve lojëra të reja pa qenë të detyruar të fshijë titujt e tyre të vjetër të preferuar.

USB 3.0 e Game Drive ka një lidhje me shpejtësi të lartë dhe është i përshtatshëm me çdo gjeneratë të PlayStation 4.

Gjithashtu energjinë e merr nga USB-ja që do të thotë se nuk ka nevojë për një adapter energjie. Mjafton të vendosni hardiskun e jashtëm në portën USB të konsolës dhe setup-i fillon menjëherë duke mos marrë më shumë se 3 minuta. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>