Lajmet

“Secret Chats” në Viber, një bisedë e cila fshihet e tëra automatikisht

Mar 12 2017
0 Shpërndarje
Viber ofroi detaje të një funksionalitet të ri cili do tu vijë në ndihmë me bisedat tuaja sekrete. Quhet “Secret Chats” dhe do të jetë i disponueshëm në Android dhe iOS në ditët në vijim. “Secret Chats” në Viber, një bisedë e cila fshihet e tëra automatikisht

Secret Chats bazohen në disa funksionalitete ekzistuese të sigurisë dhe privatësisë si enkriptimi fundor dhe vetëshkatërrimi i mesazheve me foto ose video.

Por në vend që të fshijë automatikisht një mesazh të caktuar, e gjithë biseda do të vetëshkatërrohet pas një kohe të caktuar. Ky nivel i ri sigurie është i disponueshëm jo vetëm për biseda individuale por edhe në grup.

Dhe nuk përfundon e gjitha këtu sepse përdoruesit e kanë të pamundur të realizojnë një “Screenshot” bisedës. Ato gjithashtu nuk mund tu dërgohen kontakteve të tjera dhe përdoruesit mund ti sigurojnë bisedat me një kod PIN.

Mesazhet vetëshkatërrues enuk janë diçka e re. Nga Snapchat tek Facebook Messenger ato janë kudo të pranishme. Por vetëshkatërrimi i një bisede të tërë shkon përtej asaj çfarë është e zakonshme për çdo aplikacion komunikimi. /PCWorld Albanian

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>