Siguri

Sega sulmohet nga hakerët

Jun 19 2011
0 Shpërndarje
Sega sulmohet nga hakerët

Kompania paralajmëroi përdoruesit e rrjetit të saj online Sega Pass se hakerët kanë menaxhuar të vjedhin informata personale. Përmes një emaili të dërguar tek përdoruesit, është paralajmëruar se datat e lindjes, adresat dhe fjalëkalimet janë vjedhur por informatat financiare nuk janë vënë në rrezik.

Të enjten sistemi Sega Pass ishte vënë jashtë funksionit dhe fjalëkalimet e të gjithë përdoruesve u resetuan. 

Ky sulm mesa duket është vazhdimësi e sulmeve të profilit të lartë drejt kompanive që krijojnë lojëra argëtuese, duke përfshirë këtu Sony dhe Codemasters. Siç e dini në muajin prill Sony pati vuajtur vjedhjen e informatave të 77 milion përdoruesve të Playstation Network. Në një sulm të dytë u infektuan 24.6 milion përdorues të lojërave kompjuterike dhe u vodhën informata të shumta personale.

Më herët gjatë këtij muaji sërish informata personale dhe fjalëkalime u vodhën, por kësaj radhe viktima ishte Coedmasters. Hakerët që morën përsipër sulmin mbi Sony, LulzSec, siç duket nuk janë të njëjtit prapa këtyre të tjerëve.

Një cicërimë që përdoret llogarinë @LultzSec tha @sega – na kontaktoni ne dëshirojmë t’ju ndihmojmë t’i shkatërroni ata hakerë që ju kanë sulmuar. Në anën tjetër Sega pati këtë mesazh “Sega Pass po kalon përmes disa përmirësimeve dhe momentalisht nuk është e gatshme për përdorues të rinj apo ekzistues”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>