Analiza

Sekreti më i keq i Apple: iPhone më të mëdhenj në vitin 2014

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Sekreti më i keq i Apple: iPhone më të mëdhenj në vitin 2014

Teksa Apple është bërë gati që të prezantojë gjeneratën e ardhshme të iPhone 5 gjatë të martës, informacionetjanë përhapur në lidhje me lëvizjen që ndërmarrja do ta bëjë me telefonët e vet mobilë.

Wall Street Journal raportoi që Apple është duke testuar madhësi të ndryshme të ekranit, që shkojnë nga 4.8 inç deri në 6 inç dhe analisti nga KGI, Ming-Chi Kuo, parashikon që Apple do të rris madhësinë e ekranit të pajisjes iPhone nga 4 inç në 4.5 ose 5 inç vitin e ardhshëm.

Derisa rivali i vet kryesor, Samsung, ofron një varg të gjerë të madhësive të ekranit, Apple ka mbetur në filozofinë e vet të dizajnit “më i vogël është më i mirë”, duke përkrahur ekranin prej 4 inç të iPhone.

Apple ka ulur çmimin me iPhone 5C të parashikuar dhe ndërmarrja mund të vazhdojë që të përmirësojë komponentët brenda dhe softuerin iOS, por rritja e madhësisë është kufi i ardhshëm.

Ndërmarrja hulumtuese IHS gjeti që madhësitë e ekraneve të telefonit janë rritur mesatarisht nga rreth 2 inç në vitin 2008 sa ishin, në më tepër se 4 inç në vitin 2013, ku Samsung është duke udhëhequr këtë rrugëtim.

TrendForce vlerësoi që Samsung shiti 71 milionë smartfonë përgjatë shpërndarësve të vet në tremujorin e dytë të vitit 2013, duke përfshirë 23 milionë pajisje Galaxy S4 me një ekran prej 5 inç. Apple shiti 31.2 milionë iPhone në të njëjtin tremujor, duke përfshirë një pjesë të madhe të modeleve më të vjetra iPhone 4 dhe 4S me një ekran prej 3.5 inç.

Në muajin prill, shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Apple, Tim Cook dha disa arsyetime në lidhje me madhësinë që ka mbetur në 4 inç të iPhone. “Pikëpamja ime vazhdon të jetë që iPhone 5 ka absolutisht paraqitjen më të mirë në industri.

Ne vazhdojmë të mundohemi të krijojmë paraqitjen më të mirë për konsumatorët tanë… Disa konsumatorë vlerësojnë madhësitë e mëdha të ekranit: të tjerë vlerësojnë po ashtu faktorë të tjerë si rezolucioni, cilësia e ngjyrës, balancimi i të bardhës, ndriçimi, reflektimi, jetëgjatësia e ekranit, shpenzimi i energjisë, portativiteti, përshtatshmëria me aplikacione dhe shumë gjëra të tjera.

Sfiduesit tanë kishin bërë disa balancime të theksuara në shumë nga këto fusha në mënyrë që të ofrohet një paraqitje më e madhe; ne nuk do të mund të shitnim një paraqitje më të madhe të iPhone derisa të ekzistojnë këto balancime.”

Inxhinierët e Apple kanë pasur kohën e mjaftueshme për të gjetur se si të largohen balancimet e padëshiruara në posedimin e ekranit më të madh. Dhe ka shumë kërkesa në treg për të pasur një ekran më të madh në gjysmën e dytë të vitit 2014, kur raundi i ardhshëm i pajisjeve iPhone ka gjasë të dalë. (PCWorld Albanian)

Samsung Galaxy S4 vs Iphon

Lajmet e fundit>