Biznes

Seksioni i produkteve “Beats by Dr.dre”, pjesë kryesorë e dyqanit online të Apple

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Seksioni i produkteve “Beats by Dr.dre”, pjesë kryesorë e dyqanit online të Apple

gsmarena_001 (1)Kufjet Beats, tashmë zënë një vend të rëndësishëm në dyqanin online të Apple në seksionin e aksesorëve. Që me blerjen e kompanisë Beats nga Apple, pajisjet e saj gjenden të paraqitura në një seksion të posaçëm në dyqanin online të kompanisë.

Apple, në dyqanin e saj ka shtuar një seri opsionesh të cilat kanë të bëjnë me modifikimin sipas dëshirës tuaj për kufjet, duke zgjedhur kështu ngjyrën, madhësinë, formën etj. Produktet e Beats by Dre tashmë mbështesin opsionin “Bli një në dyqanet online Apple”, në vend të opsionit që të dërgonte në dyqanin virtual të kompanisë Beats.

Krahas Beats, në dyqanet virtuale të Apple mund të gjenden edhe marka të tjera kufjesh si Bang & Olufsen, Bowers & Wilkins dhe Bose. Bose ka ngritur padi mbi kompaninë Beats për shkak të patentave të përdorura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>