Lajmet

Sektori financiar goditet nga sulme të ndërlikuara

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Sektori financiar goditet nga sulme të ndërlikuara

malwareSipas një raporti të ri nga ndërmarrja që ofron zgjidhje për siguri, sektori financiar është duke u përballur me sulme të ndërlikuara, ku shumë zgjidhje për siguri nuk arrijnë që me efikasitet t’iu kundërvihen këtyre trojanëve modernë.

Duke pasur parasysh përhapjen e sulmeve keqdashëse drejt bankave online, institucionet financiare kanë krijuar disa zgjidhje të posaçme për sigurinë, për të parandaluar mashtrimet që mund të rezultojnë nga trojanët që bëjnë grumbullimin e informacioneve të kartave të krediti në bazë të shtypjes në tastierë, si dhe me dërgim të sulmeve me anë të mashtrimeve me e-mail.

Sidoqoftë, sipas raportit të Symantec për “Botën e Trojanëve Financiarë”, edhe pse janë ndërmarrë këto masa parandaluese për pasojat e mundshme, sulme më të ndërlikuara janë duke u krijuar dhe duke sulmuar një numër më të madh të ndërmarrjeve të sektorit financiar, me mbi 600 organizata financiare që përjetuan sulmet e tipit trojan.

Raporti thotë që grupet përgjegjëse kriminale për sulmet janë bërë më të vetëdijshme për sektorin privat, teksa sulmet janë bërë më të ndërlikuara dhe mbështeten nga një industri e shërbimit të maluerëve që janë në masë të madhe në dispozicion.

“Tregu financiar me mashtrime është gjithnjë e më tepër i organizuar,” thuhet në raport. Është një industri shërbimi ku një lloj i gjerë i trojanëve, injeksioneve të uebit dhe kanalet e distribucionëve financiare blihen dhe shiten. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>