Lajmet

Senati amerikan dështon që të miratojë aktin për reformim të NSA-së

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Senati amerikan dështon që të miratojë aktin për reformim të NSA-së

nsa RaportSenati amerikan ka votuar kundër një akti që do t’ia ndalonte Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) që të grumbullonte incizimet e bisedave dhe mesazheve telefonike brenda shtetit, duke parandaluar çfarëdo mundësie për të ndryshuar NSA-në gjatë vitit të ardhshëm. Mbështetësit e Aktit të Lirisë së SHBA-së në një votim gjatë të martës dështuan që të marrin 60 votat e nevojshme për ta përfunduar debatin dhe për të kaluar drejt një vote përfundimtare në legjislacion. Pesëdhjetetetë senatorë votuan për ta përfunduar debatin, ndërsa 42 votuan kundër.

Derisa mbështetësit thanë që legjislacioni është i nevojshëm për të rikthyer besimin publik në shërbimet e inteligjencës së SHBA-së, kundërshtarët thanë që grumbullimi i përhapur në masë të madhe i incizimeve të telefonave në SHBA është i nevojshëm për ta mbajtur shtetin të sigurt nga terrorizmi.

Akti pati një mbështetje nga administrata e presidentit Barack Obama dhe shumë kompani të teknologjisë dhe grupeve të të drejtave civile në SHBA. Akti i senatit do t’i kërkonte NSA-së që të përdorte terma të caktuar të shënjestrimit gjatë grumbullimit të incizimeve telefonike të SHBA-së dhe do t’i kërkonte qeverisë që të rrisë raportet sa i përket numrit të njerëzve të përfshirë në programet e përgjimit.

Kjo do t’iu mundësonte ofruesve të shërbimeve të komunikimit opsione se si të raportojnë numrin e kërkesave për përgjim që ata pranojnë dhe do t’i kërkonte Gjykatës së Mbikëqyrjes së Huaj të Inteligjencës së SHBA-së për të emëruar një panel të avokatëve për të folur në lidhje me mbështetjen e lirive qytetare dhe të drejtave të privatësisë gjatë shqyrtimit të kërkesave të përgjimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>