Analiza

Senati amerikan shpjegon se si kompanitë i shesin të dhënat për qëllime marketingu

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Senati amerikan shpjegon se si kompanitë i shesin të dhënat për qëllime marketingu

Target mund ta kuptojë se a jeni shtatzënë duke u bazuar në gjërat që i blini, por nuk është kompania e vetme që grumbullon dhe analizon të dhënat e juaja.

Vitin e kaluar, Komisioni Federal Tregtar i SHBA-së kërkoi nga nëntë të ashtuquajturit “thyesit e të dhënave” që të shpjegojnë se si ata i kanë fituar dhe shpërndarë shqyrtimet në veprimet e konsumatorëve dhe këtë javë, Komiteti i Senatit për Komercializëm ka publikuar një raport me rezultate.

Ato janë befasuese. Sipas dokumentit, kompanitë si Equifax – e njohur përgjithësisht për raportet e veta për kreditë – janë duke grumbulluar të dhëna aq intime si për shembull si një individ përdor një pastruese ose nëse e ka vizituar ndonjë gjinekolog brenda dymbëdhjetë muajve të fundit.

Një tjetër kompani, Datalogix, thotë që ka të paktën disa forma të të dhënave për çdo shtëpi në SHBA.

Ndonëse këto kompani thonë që nuk i shpërndajnë hollësitë e tilla, disa nga ato produktet e shumta do të mund të ishin shqetësuese. Komiteti i Senatit për Komercializëm gjeti që thyesit e të dhënave nganjëherë synojnë grupet që janë financiarisht të prekura si “Të vjetërit në vështirësi: të vetmuarit” dhe “familjet në qytete që janë të zhytura në borxhe”.

Ka më tepër për të lexuar për raportin, por nuk do të gjeni ndonjë mënyrë të shkëlqyer për t’i fshehur të dhënat e juaja. “Pasi konsumatorët shpesh nuk janë në dijeni që thyesit e të dhënave i mbajnë informacionet e tyre, nuk është e qartë se si ata do të vetëdijesohen që kanë të drejta për largim, ose si t’i përdorin ato,” thuhet në raport.

Këtë verë, Julie Brill nga Komisioni Federal Tregtar propozoi një zgjidhje të tillë: një program të quajtur “Përmirësoni Emrin Tuaj” që teorikisht do të mund të detyronte kompanitë të zbulojnë se kur dhe si ata i përdorin të dhënat e konsumatorëve. (PCWorld Albanian)

capitoldome-congress_large_verge_medium_landscape

Tags >

pc
Lajmet e fundit>