Siguri

Senatorët: Facebook shtrëngoni politikat e privatësisë

Apr 28 2010
0 Shpërndarje
Senatorët: Facebook shtrëngoni politikat e privatësisë

Në një letër drejtuar kah shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg që daton me 27 prill, senatorët Charles Schumer, Michael Bennet, Mark Begich dhe Al Franken, kanë kundërshtuar ndryshimet e bëra në qytetin momental të përdoruesit, interesat, pëlqimet dhe miqtë e tij, të cilat tani mund të shihen publikisht, ndërsa më parë ato mundë përcilleshin vetëm nga miqtë.

Ata protestuan se ndryshimet do të lejonin reklamuesit e dorës së tretë të Facebook, që të ruajnë të dhëna të përdoruesve për më shumë se 24 orë, dhe gjithashtu një buton “like” i Facebook në faqe si CNN.com, Pandora dhe ESPN, që të shkëmbejnë informata me miqtë në Facebook.

“Ne jemi të shqetësuar… se kjo veçori tani do t’iu mundësojë disa palëve të caktuara të partnerëve të dorës së tretë që të kenë qasje jo vetëm në profilin publik të informatave të përdoruesit, por gjithashtu në listat e miqve të mikut dhe publikimin e informatave rreth këtyre miqve” shkruajnë senatorët.

Senatorët thanë se Komisioni Federal Tregtar (FTC), do të duhej të ekzaminojnë çështjen.

“Në ndërkohë, ne besojmë se Facebook mund të bëjë hapa produktiv për të shqyrtuar shqetësimet e përdoruesve të saj” shkruan ata . “Duke ofruar mekanizma optimalizimi për shkëmbimin e informacionit në vend se të presin që përdoruesit të shkojnë përmes proceseve të gjata dhe të komplikuara, sfidohemi me një hap kritik”.

Google, Facebook dhe ueb faqe tjera varen në qasjen e informacionit të përdoruesit për të fituar të hyra nga reklamat. FTC ka qenë nën presion për të shikuar në detaje shfrytëzimin e informatave private.

Facebook ka paraqitur një përgjigje për senatorët përmes zëvendës presidentit të Facebook, Elliot Scharge, me datë 27 prill, në të cilën ai shkroi: “Këto produkte të reja dhe veçori janë të dizajnuara për të rritur personalizimin dhe për të promovuar aktivitete sociale përtej internetit, gjersa në anën tjetër të vazhdohet me ofrimin e kontrollit të padiskutueshëm tek përdoruesit mbi informatat që ata dëshirojnë t’i shkëmbejnë”.

Schumer gjithashtu shkroi tek FTC, duke kërkuar që të vendosen linja rrëfyese mbi përdorimin dhe shpërndarjen e informatave personale përmes rrjeteve sociale si Facebook, MySpace dhe Twitter.

“Këto faqe ofrojnë një shërbim të vlefshëm tek përdoruesit duke i mbajtur ata të lidhur me miq dhe familje dhe duke i ri-lidhur ata me një mik që kanë humbur kontaktin kaherë”, shkroi Schumer. “Por rritja e këtyre faqeve gjatë viteve të fundit, kërkon që ne të ofrojmë linja udhërrëfyese rreth mënyrës sesi transmetohen informatat private nga përdoruesit, dhe si shkëmbehen ato”.

Lajmet e fundit>