Harduer

Sensor të rinj e më të avancuar për robot

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Sensor të rinj e më të avancuar për robot

Kjo është pika ku futet në skenë një zbulim prej një startup’i Japonez, Touchence. Produkti i tyre i ashtuquajtur ShokacCube, që është punuar nga poliuretani, është sensori i parë i prekshëm dhe i butë që është dizajnuar në veçanti për robotë.

Sensori detekton prekjet në tre dimensione dhe është i ndjeshëm në shtypje; nëse përdoret në faqen e një roboti humanoid, atëherë ai robot mund të dallojë nëse ajo pjesë po preket me lehtësi apo po pickohet. Dhe për shkak se ShokaCube është e mbuluar me shkumë të butë dhe është në vete e butë dhe fleksibile, ajo ofron një ndjenjë shumë më ndryshe prej asaj metalike që jemi mësuar t’i shohim e prekim robotët e sotëm.

Touchence planifikon të paraqes mostrat e para të ShokacCube Tybe B (Type A është paraqitur në dhjetor të vitit të kaluar), gjatë muajit të ardhshëm. Kompania pret të ketë gati një model më të avancuar “Type C”, gati për vitin 2012. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>