Harduer

Sensori i ri fotografik i Sony realizon video me 960 frekuenca në sekond

Feb 7 2017
0 Shpërndarje
Biznesi i telefonëve të Sony është një hije e vetvehtes e kjo nuk do të thotë se kompania nuk po përfiton asgjë nga revolucioni i telefonëve inteligjentë. Sensori i ri fotografik i Sony realizon video me 960 frekuenca në sekond Photo Source: Xiaomi

Sony është lider në industrinë e sensorëve të kamerave për paisjet mobile. Sensorët e kompanisë Exmor gjenden pothuajse në çdo paisje.

Sensori më i fundi fortifikon më tej pozitat e kompanisë në këtë sektor. Në atë që mund të jetë rasti i parë i industrisë, Sony krijoi një sensor i cili integron memorje DRAM duke bërë të mundur kapjen e imazheve në shpejtësi të lartë: 1/120 e sekondit.

Ai është tetë herë më i shpejtë sesa IMX378 i cili gjendet në Google Pixel dhe disa prej telefonëv emë të mirë në treg.

Ndërsa IMX378 mund të kapë 120 frekuenca në sekondë, sensori i ri kap 960, ose 120 frekuenca në rezolucion 4K.

Në videon e paraqitur mëposhtë Sony demostron potencialin e sensorit të ri:

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>