Lajmet

Serbët sulmojnë uebfaqen e Kuvendit të Kosovës

Aug 4 2011
0 Shpërndarje
Serbët sulmojnë uebfaqen e Kuvendit të Kosovës

Sipas lajmit në indeksonline.net, serbët gjatë sulmit të dytë kanë arritur që të kontrollojnë uebfaqen e kuvendit. Përveç përmbajtjes me fotografi, të flamurit serb, dhe titullit për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, gjatë sulmit të ditës së sotme është vendosur në sfond edhe himni serb.

Në ora 12:16, uebfaqja është kthyer në gjendjen normale, me përjashtim të adresës: KOSOVO JE SRBIJA. Siç po vërehet, përgjegjësit për gjendjen e uebfaqes, janë duke e rikthyer uebfaqen në gjendjen e zakonshme.

Përditësim: Tani, në ora 12:27, uebfaqja ka larguar termin shpifës të sulmuesve serbë.

Ky sulm mund të jetë edhe si tregues që siguria në uebfaqet zyrtare nuk është në nivelin e duhur, kështu që kjo ngjarje e 15 orëve të fundit duhet të shërbejë si ndikues në përmirësimin e gjendjes së sigurisë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>