Harduer

Sergey Brin i Google “varros” smartfonët, shfaqë Glass

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Sergey Brin i Google “varros” smartfonët, shfaqë Glass

Sergey Brin, themeluesi i Google dhe drejtuesi i projektit të kompanisë Glass, tha se syzet kompjutër janë më mashkullor së smartfonët.

Brin i vuri syzet Google ndërsa po fliste tek një konferencë të TED në Long Beach, Calif. Ai e bëri të qartë se vizioni i tij për të ardhmen për kërkimin është se njerëzit nuk do të merren me algoritme kërkimi apo të mos lidhjes nga ndërveprimi personal për të marë informacionet që kemi nevojë.

“Kur ne filluam Google 15 vjet më parë, vizioni im ishte që informacioni do të vinte tek personi ashtu siç personi ka nevojë” tha Brin, sipas blogur të TED. “Ju nuk do të keni nevojë të kërkoni pyetjen… por tani për tani, ne marrim informacione duke e shkëputur lidhjen nga njerëzit, për të parë drejt smartfonit.”

Brin nuk është rehat duke e ulur kokën për të parë ekranin e smartfonit. “Është kjo mënyra se si duhet të ndërveprojmë me njerëzit?” tha ai gjatë konferencës. “Është e ardhmja që njerëzit lidhen duke ulur me kokë poshtë e duke punuar me një copë xhami? Është pak e lodhshme. Kjo është ajo çfarë keni planifikuar të bënit me trupin tuaj?”

Brin foli rreth Glass dhe rreth të ardhmes së lidhjeve në të njëjtën ditë që Google përfundoi afatin e vendosur për testimin e kompjuterëve që i vendos në sy. Një zëdhëndës i Google tha se kompania po kërkon për disa mijëra eksplorues të projektit Glass. Ky zëdhëndës nuk lajmëroi se kur do të dalin rezultatet mbi këta eksplorues.

Brin, gjatë fjalës së tij, iu referua eksploruesve “adoptuesit e në një kohë shumë të hershme” Këta aplikues që duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të jetojnë në Amerikë, do t’iu duhet të paguajnë për të qënë adobtues. Google tha se këta eksplorues fillestar do t’iu duhet të paguajnë 1,500 $ bashkë me taksat për syzet, bashkë me shpenzimet e udhëtimit të ndjekin një eksperiencë në New York, San Francisco apo Los Angeles.

Pajisjet smartfonë të së ardhmes

Kur Google bëri kërkesën për këta aplikues, kompania gjithashtu prezantoi një video që tregonte njerëz duke i përdorur këto syze gjatë kërcimit, zhytjes, edhe luajtjes me fëmijët.

Syzet LED e bëjnë programimin më interesant

Video gjithashtu tregon ndërfaqen e Glass, e cila ka një shtresë në syrin e djathtë duke treguar mundësitë e syzeve për të kapur fotografi, marrë video, apo drejtime, ndarë diçka, kërkime , edhe tregon harta me grafike në sy.

Lojërat që do të donim t’i shihnim në Google Glass

Syzat janë të dizajnuar për ti akztivizuar të gjitha opsionet e sipër përmendura me anë të kontrollit të zërit. (PCWorld Albanian)

google glass sergey brin

Lajmet e fundit>