Biznes

Sërish padi, tani HTC paditë kompaninë Apple

Aug 17 2011
0 Shpërndarje
Sërish padi, tani HTC paditë kompaninë Apple

Kjo lëvizje në momentin kur ndodhi blerja e Motorola Mobility nga ana e Google, për një çmim prej 12.5 miliard dollarë. 

HTC ka theksuar se Apple ka shkelur tre prej patentave të saja, dy prej të cilave HTC ka blerë së fundi, ndërsa e treta është kreacion i tyre. Patentat sipas janë të ndërlidhura me teknologjinë wireless , ndërsa po synohet kërkimi i dëmshpërblimit si dhe kompensim për shkaktim të dëmtimit të qëllimshëm.

Pavarësisht kush e ka mirë e keq këtu, ne duhet të themi se jemi lodhur duke parë këto kompani që po luftojnë me njëra tjetrën në gjykata, në vend se të jenë duke luftuar në treg… por tani të bëhemi gati dhe të shohim se kush po vonon shtyrjen e një celulari tjetër të mahnitshëm, qoftë Apple, Samsung apo HTC, për shkak se kanë qenë shumë të zënë duke paditur njëra tjetrën. 

Lajmet e fundit>