Biznes

Sërish pretendent për PTK-në

Jul 9 2012
0 Shpërndarje
Sërish pretendent për PTK-në

Vitin e kaluar hoqën dorë nga pjesëmarrja për privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, kurse sivjet shihen si pretendentët kryesorë për ta blerë ndërmarrjen publike më fitimprurëse në Kosovë.

Deutsche Telecom, që kishte konkurruar me kompaninë e vet nga Kroacia, Hrvatski Telekom, për të blerë 75 përqind të aksioneve në PTK, sërish po shihet si favorit për dallim nga konkurrentët e tjerë.

Sipas në një raporti të gazetës austriake, “Wirtschaftsblatt”, Telekom Austria nuk do të marrë pjesë më në këtë garë, raporton Gazeta Express.

“Ne nuk jemi të interesuar që të vazhdojmë tutje”, kishte thënë një zëdhënës i kësaj ndërmarrjeje.

Megjithëse, Deutsche Telecom deri më tani nuk ka shfaqur interesimin për këtë blerje, mediat në këtë vend raportojnë se edhe shuma me të cilën do të konkurrojë për blerjen e 75 për qind të aksioneve nuk do të tejkalojë shifrën prej 200 milionë eurosh.

Kjo shumë parash është shumë e ulët në krahasim me pritjet e përfitimeve nga shitja e aksioneve në PTK. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>