Biznes

Serverët e Vegjël Gjallërojnë Printerat e Vjetër

Jul 9 2008
0 Shpërndarje
Serverët e Vegjël Gjallërojnë Printerat e Vjetër

 Serverët e vogël për printer – që janë emërtuar për shkak të madhësisë së vogël që kanë dhe mundësive të limituar siç është Netgear PS121 (60 dollarë) vepron si urë mes router-it dhe printerëve tuaj të vjetër të cilët përndryshe nuk keni mundur t’i shfrytëzoni si printer për rrjetë.

Mini Print serverët lidhen me printer përmes kabllit USB, dhe me routerin e rrjetës përmes kabllës ethernet. Shumë serverë të vegjël të printerëve kanë një shfl etues i cili lejon rregullimin e tipareve përmes rrjetës në çdo kohë. Pasi që serveri është vendosur në funksion, ju mund ta përdorni atë për të printuar nga çdo PC -e lidhur apo pa tela – kudo në rrjet. Për printerët antik, Netgear PS101 (70 dollarë) ka një konektor paralel për t’i përkrahur edhe kabllat e printerëve të vjetër. Sikurse kundërshtari USB, kjo ju mundëson zgjatjen e jetës për hardware-in tuaj të vjetërsuar, duke reduktuar koston e riciklimit tuaj elektronik.

Duke iu falënderuar lehtësisë së montimit dhe qëndrueshmërisë së lartë, serveri për printim i Netgear ka fi tuar besimin tim, por ata nuk janë të vetmit distribues në këtë lëmi. Mundësi të ngjashme ofrojnë edhe D-Link DP-301P+ dhe Linksys PSUS4, të dyja më çmime më të larta se 70 dollarë. Serverët e vogël të printerëve kanë disa disavantazhe, sidoqoftë, përfshijnë memorie të limituar dhe funksione të kufizuara. Si rezultat i kësaj, vetëm disa përdorues mund të lidhen me të përnjëherësh, dhe serverët zakonisht nuk kanë tiparin e menaxhimit të pajisjes. Ata janë ideal për zyre në shtëpi apo ndonjë grup të vogël punues i cili përbëhet jo më shumë se pesë apo gjashtë përdorues.

Lajmet e fundit>