Harduer

Sensordrone i jep mundësi smartfonit tuaj të masë temperaturën

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Sensordrone i jep mundësi smartfonit tuaj të masë temperaturën

Edhe pse smartfonët janë shumë të dobishëm, duke shërbyer si orë, makinë llogaritëse, notepad, rregjistrues audio/video apo dhe si elektrik dore, një projekt i ri synon ta zgjerojë funksionalitetet e saj akoma më shumë. Sensordrone është si shqisa e 6-të e smartfonit tuaj, duke e lejuar atë të përpunojë 100 aplikacione të tjera që nuk i kishte më parë.

Pajisja është mjaft e vogël, sa mund të mbahet në varësen e çelsave dhe përmban shumë sensorë në lidhje me çdo gjë që ju mund të mendoni. Ai mund të përdoret si matës gazi në trupin tuaj, si monoksidi i karbonit, ozoni, dioksidi i azotit, metani, propani dhe alkoli si dhe temperaturën, lagështinë, presionin, ngjyrat etj.

Me fjalë të tjera, Sensordrone është si një “ushtri thike zviceriane” me inpute mjedisore. Zhvilluesit kanë 6 aplikacione për këtë pajisje, duke përfshirë edhe analizën e frymëmarrjes me një metër matës intoksikimi, një termometër me infrared, i cili ju ndihmon të bëni një filxhan me kafe perfekte, si dhe një aplikacion, i cili ju ndihmon të arrini nivelin e përsosur të lagështisë në sirtarin e perimeve të frigoriferit tuaj.

Sensordrone përdor Bluetooth-in për të ndërvepruar me aparatet iOS dhe Android, si dhe platforma të tjera që do të suportohen më vonë. Çmimi i tij shkon në 199$, por si zakonisht, ka shpërblime të ndryshme si, për shembull, në qoftë se blen dy copë i merr të dyja me çmimin 345$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>