Biznes

Seuli zyrtar konsideron mbylljen e të gjitha bursave lokale të monedhave kriptografike

Jan 18 2018
0 Shpërndarje
Në një qëndrim më vete guvernatori i Bankës Koreane tha se monedhat kriptografike nuk janë të ligjshme. Seuli zyrtar konsideron mbylljen e të gjitha bursave lokale të monedhave kriptografike

Ligjvënësit Koreano-Jugor u bashkuan me zërat kritikë në mbarë botën duke thënë se Seuli zyrtar po konsideronte mbylljen e të gjitha bursave vendase.

Qëndrimi i ashpër i vendit gadishullor vjen pasi ligjvënësit Amerikanë dhe Gjermanë po përgatisin një rregullore strikte e cila do të aplikohet ndaj monedhave virtual dhe duhet të parandalojë pastrimin e parave dhe krime të tjera.

Gjatë një seance parlamentare, shefi i Komisionit për Shërbimet Financiare tha: “Qeveria po konsideron mbylljen e të gjitha bursave lokale të monedhave virtuale.”

Në një qëndrim më vete guvernatori i Bankës Koreane tha se monedhat kriptografike nuk janë të ligjshme.

Rregullatorët në mbarë botën ende po debatojnë për mënyrën e adresimit të rreziqeve që sjellin monedhat kriptografike.

Çmimet e tyre kanë rënë që kur Koreja e Jugut tha javën e kaluar se kishte në plan të ndalonte aktivitetin e bursave.

Sipas Bithumb, bursa e dytë më e madhe në Korenë e Jugut, një bitcoin këmbehej me 14,690 dollarë.

Ndërsa në bursën e Bitstamp në Luksemburg, bitcoin këmbehej me 11,750 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>