Lajmet

Sezoni i tretë i Game of Thrones ishte emisioni më i piratuar gjatë vitit 2013

Dec 28 2013
0 Shpërndarje
Sezoni i tretë i Game of Thrones ishte emisioni më i piratuar gjatë vitit 2013

Nuk është e fshehtë që Game of Thrones nga HBO është një cak i madh i piratëve dhe informacionet e reja tregojnë që popullariteti i këtij emisioni ende nuk është venitur.

Sipas TorrentFreak, sezoni i fundit 3 i Game of Thrones ishte shkarkuar 5.9 milionë herë përgjatë BitTorrent-it, duke e bërë atë emisionin më të piratuar të vitit 2013.

Ky është viti i dytë rresht që Game of Thrones e ka arritur këtë titull jo të ndershëm – në vitin 2012, TorrentFreak tha që secila pjesë e sezonit 2 ishte shkarkuar mesatarisht rreth 3.9 milionë herë.

Ndoshta më interesant është fakti që më tepër njerëz e kanë piratuar Game of Thrones se sa që e kanë shikuar atë në TV, vlerësim ky i bërë nga TorrentFreak.

Game of Thrones pati konkurrencë nga Breaking Bad, që ishte shkarkuar 4.2 milionë herë. Një tjetër emision i AMC-së përmbylli top treshen: The Walking Dead ishte shkarkuar 3.6 milionë herë.

TorrentFreak nuk ka cekur se cilat pjesë vendosur The Walking Dead dhe Breaking Bad në top treshe, por është e sigurt të paramendohet që seria e fundit e Breaking Bad ishte një kontribuues i madh në popullaritetin e vet në mesin e atyre që shkarkojnë torrentë. (PCWorld Albanian)

gots3_560_large_verge_medium_landscape

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>