Lajmet

Shadow Brokers kërcënon me publikimin e të tjera sekreteve të NSA-së

May 31 2017
0 Shpërndarje
U infektuan mbi 300,000 kompjutera në mbarë botën duke shkaktuar probleme në spitale, zyra qeveritare e posta në mbarë botën. Shadow Brokers kërcënon me publikimin e të tjera sekreteve të NSA-së

Një grup i cili ka publikuar edhe në të kaluarën mjete hakimi të vjedhura nga agjencia Amerikane e Sigurisë NSA tha ditën e Marte se do të nxjerrë në shitje një tjetër maluer për ata që paguajnë më shumë se 22,000 dollar për të.

Grupi Shadow Brokers tha se nuk kishte vendosur ende se çfarë maluerësh të publikonte. Ky grup ishte shprehur më herët se kishte maluer të cilët mund të penetronin çdo pajisje mobile, shfletues, router rrjeti e madje vetë Windows 10-ën.

Nuk ka infomacion nëse grupi me të vërtetë i posedon këto mjete hakimi. Hulumtuesit e sigurisë kanë paralajmëruar publikun dhe autoritetet se kërcënimet e Shadow Brokers duhet të merren shumë seriozisht.

Gjatë muajit Prill grupi publikoi mjete hakimi të NSA-së ku një prej tyre u përdor për sulmin WannaCry.

U infektuan mbi 300,000 kompjutera në mbarë botën duke shkaktuar probleme në spitale, zyra qeveritare e posta në mbarë botën.

Edhe pse nuk është provuar ende kush fshihet pas Shadow Brokers, ekspertët e sigurisë besojnë se është qeveria Ruse ajo që i mbështet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>