Vëzhgim

Shareflow: Ecni para të tjerëve?

Dec 8 2010
0 Shpërndarje
Shareflow: Ecni para të tjerëve?

Me Shareflow mund të krijoni Flow (rrjedhë) për ndonjë temë ose projekt. Kjo rrjedhë mund të përmbajë dokumente (duke përfshirë fotografi dhe video të ngarkuara në serverët e Shareflow), komente, ngjarje dhe harta. Mund të ridrejtoni e-mail të caktuar në një adresë speciale dhe ato do të paraqiten në rrjedhën tuaj gjithashtu. Nëse jeni duke përdorur versionin falas ose atë me pagesë (80$ në muaj), mund të ftoni aq njerëz sa dëshironi për të marrë pjesë.
www.zenbe.com/shareflow
TweetPsych: Ç’thonë tweet tuaj rreth jush?
Edhe nga mesazhet me 140 karaktere ose më pak nuk është e vështirë të keni një ide rreth personalitetit të dikujt. TweetPsych ka për qëllim vendosjen e shkencës pas analizave. Vendosni emrin e profilit në Twitter dhe do të shpërndahet për hulumtim psikologjik.
Për profilin tim tha se më pëlqejnë buzëqeshjet, jo metaforat; jam i pushtuar nga koha dhe veprimet e mia shoqërore janë të limituara (si për shembull nuk e dëgjoj shumë gruan time). TweetPsych provon të identifikojë përdorues të tjerë të Twitter që mendojnë si ju, por nëse unë shkruaj në Twitter si dikush, do ta mbyll llogarinë time shumë shpejt. tweetpsych.com
FriendShopper: Shumë PC, një qëllim
Shumë çifte janë aq të zëna sa nuk kanë kohë as të blejnë bashkërisht online. Për këta njerëz shumë të ngutshëm, FriendShopper sjell disa vegla të dobishme. Vendosni një aplikacion për ruajtjen e faqeve në shfletuesin tuaj. Kur shihni ndonjë produkt për të cilin jeni të interesuar, klikoni në aplikacion dhe vendosni nëse dëshironi të ruani faqen, ta shkëmbeni me shoqërinë ose të dyja bashkë. Kur ndonjë shok ju dërgon mesazh rreth produkteve që keni shkëmbyer, mesazhi vjen me ndonjë fotografi, kështu që nëse ka edhe ndonjë shënim si “Më pëlqen”, e dini se për çfarë e ka fjalën bashkëbiseduesi juaj. friendshopper.com

Lajmet e fundit>