Biznes

Sharp blen biznesin e kompjuterave Toshiba për 1.8 miliardë dollarë

Jun 5 2018
0 Shpërndarje
Blerja shënon rikthimin e Sharp në biznesin e kompjuterëve pas tetë vitesh. Prodhuesi i elektronikës me seli në Osaka do të asistohet nga gjigandi Foxconn. Sharp blen biznesin e kompjuterave Toshiba për 1.8 miliardë dollarë

Kompania Japoneze Sharp do të blejë biznesin e kompjuterëve të Toshiba për 1.8 miliardë dollarë.

Blerja shënon rikthimin e Sharp në biznesin e kompjuterëve pas tetë vitesh. Prodhuesi i elektronikës me seli në Osaka do të asistohet nga kompania mëmë, gjigandi Foxconn.

Sharp do të marrë nën kontroll 80.1% të aksioneve të Toshiba më 1 Tetor. Toshiba lançoi laptopin e parë në 1985 dhe shiti 17.7 milion kompjuter në pikën më të lartë shtatë vite më parë.

Këtë vit shitjet kanë rënë në 1.4 milion njësi.

Blerë nga Foxconn dy vite më parë, Sharp së fundi postoi fitimin e parë pas katër vitesh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>