Harduer

Sharp do të lançojë monitorin 4K më të hollë në botë, për 5500 $

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Sharp do të lançojë monitorin 4K më të hollë në botë, për 5500 $

Sharp do të fillojë shitjet e monitorit 4Kmë të hollë në botë prej shkurtit të vitit tjetër. Ai është një ekran LCD vetëm 3.5 mm i hollë.

Kompania tha se monitori do të fillojë të shitet për 450,000 ¥ (5,500 $) në Japoni. Ai përdor teknologjinë e re të Sharp-it IGZO dhe mund të shfaqë deri në 3,840 by 2,160 pixels që janë të barabarta me katër ekrane full-HD.

“Shpresojmë që ta lançojmë ekranin në të njëjtën kohë në të gjithë botën. Tregu i synuar janë dizajnerat e kompjuterëve, arkitektët, ata që merren me mjekësi dhe fusha të tjera të ngjashme me to,,-” u shpreh zëdhenësja e kompanisë Miyuki Nakayama.

Sharp do të lançojë edhe smartfonët dhe tabletët e parë me këtë teknologjinë IGZO

Ekrani do të ketë dy lidhje HDMI si dhe dy bokse të vogla. Ai peshon rreth 7.5 kg. Sharp po promovon gjithashtu edhe teknologjinë e ekranit IGZO, e cila ka marrë emrin sipas gjysëmkonduktorit “indium gallium zinc oxide”.

Së shpejti kompania do të lançojë edhe smartfonët dhe tabletët e parë me këtë teknologji në Japoni.

Teknologjia IGZO konsumon më pak energji se ekranet e tjera LCD që sjell edhe jetëgjatësi më të madhe për baterinë në pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>