Harduer

Sharp krijon TV Tunerin më të vogël digjital

Jun 28 2010
0 Shpërndarje
Sharp krijon TV Tunerin më të vogël digjital

Duke qenë 70% më i vogël dhe 50% më i hollë sesa modelet tjera VA1N2WF2121 tani përmban vetëm 80 pjesë, krahasuar me modelin paraprak që kërkonte 300 pjesë.

Dizajni i ri është arritur falë një tuneri IC nga silikoni që “integron plotësisht komponentet që krijojnë qarqet e tunerit në një pajisje monolitike gjysmëpërquese”. Duke ofruar imazhe të përmirësuara përmes përforcuesit të zhurmës së ulët, arrihet edhe përmirësim në nivelin e pranimit të sinjalit.

Tuneri i ri digjital është i përshtashëm me DVB-T, ATSC, ISDB-T/TB, DVB-T/T2, CTTB dhe mund të përdoret në Japoni, Evropë, Amerikë Veriore, Kinë dhe Amerikë Jugore.

Lajmet e fundit>