Harduer

Sharp lancon telefonin Aquos Mini dhe Aquos K

Jan 20 2015
0 Shpërndarje
Sharp lancon telefonin Aquos Mini dhe Aquos K

sharp-aquos-mini-1Vitin që shkoi, kompania Sharp na surprizoi me Aqous Crystal, një smartfon Android pa një kornizë anësore. Tanimë Sharp rikthehet sërisht në treg me dy telefona të rinj; Aquos Mini dhe Aqous K. Aqous Mini nuk është aq kompakt sa Crystal, por kompania ja doli të sillte një pajisje telefonike pa korniza.

Ai ka një ekran 4.5 inç 1080p, procesor Snapdragon 801, sistem operativ Android 4.4, kamera 13 dhe 1.2 megapiksel. Aquos Crystal karikohet nga një bateri 2120mAh që premton 2-3 ditë kohëzgjatje baterie falë teknologjisë së ekranit IGZO dhe vjen në 4 versione ngjyrash të ndryshme; blu, të bardhë, të zezë dhe rozë.

Ndërkohë Aquos K është një telefon ‘flip’, pra që hapet dhe mbyllet me disa specifika të veçanta. Ai ka një ekran 3.4 inç LCD, bateri 1410mAh, procesor quad-core 1.2GHz, kamera 13 megapiksel dhe mbi të gjitha është kundra ujit.

Ky telefon do të vijë në versionet e ngjyrës së zezë, së bardhë dhe të kuqe. Sharp akoma nuk ka bërë të ditur detaje mbi çmimin apo disponueshmërinë e këtyre telefonave por deri tani duket se ata do të shiten vetëm në tregun japonez. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>