Harduer

Sharp shpalos celularë 3D

Sep 11 2011
0 Shpërndarje
Sharp shpalos celularë 3D

Specifikat janë pothuajse të njëjta me ato që janë dëgjuar më parë: ekran 4.2 inç me rezolucioni qHD, 3D Stereoscopic, procesor Qualcomm Snapdragon me një bërthamë të vetme në 1.4GHz dhe kartelë grafike Adreno 205 GPU, 512MB RAM, 2GB memorie të brendshme, dy kamera 8 megapikselëshe për të incizuar në 3D dhe mbështetjen e një LED’i, si dhe bateri 1240 mAh dhe Android 2.3.4. 

Modeli që është duke u lansuar në Japoni ka një radio GSM të vendosur në vend të versioni CDMA që ka qenë i pranishëm në imazhet e FCC. Celulari momentalisht është i kufizuar vetëm për rrjetin SoftBank të Japonisë por shpresojmë se kjo pajisje e jashtëzakonshme do të jetë në shitje edhe në pjesë tjera të botës. 

Lajmet e fundit>