Lajmet

Shawn Fanning dhe Sean Parker lançojnë shërbimin me video Airtime

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Shawn Fanning dhe Sean Parker lançojnë shërbimin me video Airtime

Themeluesit e Napster Sean Parker dhe Shawn Fanning lançuan në New York një shërbim të ri video chat, të quajtur Airtime. Shërbimi mund të lidhet me një version të zhvilluar të Chatroulette, ku njerëz të ndryshëm, në mënyrë të rastësishme lidhen me njëri-tjetrin për një komunikim 1 me 1 me video. Por, në vend që të lidhen dy njerëz rastësisht, Airtime i lidh 2 njerëz bazuar në interesat e përbashkëta, duke larguar anonimitetin e Chatroulette.

Shërbimi u lançua sot si një Ueb aplikacion i Facebook-ut, edhe pse versioni mobile punon. I ndodhur në chat, përdoruesi paraqitet në të majtë dhe partneri i tij i komunikimit në të djathtë. Një listë me interesat e përbashkëta tregohet në një kuti të gjelbër dhe pjesëmarrësit janë në gjendje të ndajnë video, dokumenta, skedarë ose thjesht të
komunikojnë. Përdoruesit mund t’i japin njëri-tjetrit pikë në një“metër duartrokitjesh”, e cila tregon një sistem reputacioni midis komunikuesve.

Aplikacioni ka qenë në zhvillim për më shumë se një vit dhe në shumë mënyra duket se është projekti perfekt për një dyshe komunikimi. Edhe pse Parker dhe Fanning u takuan online në një dhomë chati 15 vjet më parë, ata ndajnë interesa të përbashkëta përsa i përket fushës së kompjuterave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>