Lajmet

Shazam së shpejti do të ketë një rival të ri në treg

May 23 2014
0 Shpërndarje
Shazam së shpejti do të ketë një rival të ri në treg

ScreenShot20140520at102905PMAplikacioni më i ri i Facebook-ut iu mundëson përdoruesve të tij identifikimin e këngëve apo filmave që po shikojnë ose duan të shikojnë dhe shpërndarjen e tyre në Facebook. Duke përdorur mikrofonin e telefonit tuaj, ju do të keni mundësi të identifikoni këngët apo filmat tuaj. Në parim përdorimi i këtij aplikacioni është afërsisht i njëjtë me atë Shazam, ku ju thjesht e aktivizoni programin dhe ai ju mundëson titullin e këngës.

Aplikacioni është në gjendje të identifikojë miliona këngë dhe shfaqje televizive nga 160 stacione të ndryshme. Ky përditësim i ri është zgjerim i veçorisë “Feelings” të Facebook-ut, që është prezantuar në prill të vitit të kaluar. Përdoruesit mund të shfaqin në Facebook ndjenjat e tyre si i gëzuar, i mërzitur së bashku me figurat përkatëse.

Veçoria e re do të vijë tek aplikacionet Android dhe iOS në javët e ardhshme, por për momentin do të funksionojë vetëm në Amerikë. Nuk dihet akoma se kur do të prezantohet ky aplikacion në vendet e tjera të botës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>