Analiza

SHBA, 58% e të rriturve fajësojnë lojërat për veprimtaritë e dhunshme

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
SHBA, 58% e të rriturve fajësojnë lojërat për veprimtaritë e dhunshme

Është përmendur mjaft shumë që ndër shkaktarët që rrisin ashpërsinë dhe që nxisin për kryerjen e krimeve të shumta janë edhe lojërat kompjuterike.

Këtë gjë e pohojnë, sipas një studimi të ri të bërë nga Harris Poll, 58 për qind e të rriturve amerikanë, të cilët thonë se video lojërat janë një faktor që ndihmon në veprimtarinë e dhunshme nga të rinjtë.

Ndërkohë, jo të gjithë të rriturit janë të vetëdijshëm për vlerësimet e shërbimeve të bëra nga Bordi për Vlerësime të Softuerëve për Argëtim (ESRB), ku 38 për qind e atyre që u përgjigjën thanë që nuk janë në dijeni për këtë.

Përveç kësaj, 33 për qind e të anketuarve kanë thënë që nuk iu përzihen fëmijëve në përzgjedhjen e lojërave, duke i lënë ata të lirë rreth kësaj.

Harris mori të dhënat nga intervistat me 2,278 adoleshentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Venturebeat mori rezultatet nga studimi i pavarur, të cilin Harris e bëri pa ndonjë financim ose bashkëpunim me ndonjë ndërmarrje nga jashtë.

“Gjetjet nënvizojnë çalimin e vetëdijes që e kanë amerikanët rreth sistemit të vlerësimit të video lojërave, e po ashtu edhe si hutim në treg,” tha në një deklaratë presidenti i Harris Poll, Mike de Vere. (PC World Albanian)

loja

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>