Lajmet

SHBA akuzon biznesmenin kinez për vjedhje të të dhënave ushtarake

Jul 15 2014
0 Shpërndarje
SHBA akuzon biznesmenin kinez për vjedhje të të dhënave ushtarake

htdcybersec620x350610x344Departamenti amerikan i drejtësisë ka akuzuar një biznesmen kinez për sulm hakerësh në sistemet kompjuterike të Boeing-ut dhe kontraktuesve të tjerë të mbrojtjes amerikane, duke rritur tensionet kështu për spiunazhin kompjuterik. Sipas dokumenteve të shfaqura gjatë të premtes, Su Bin, që është posedues i një kompanie të teknologjisë së aviacionit nga Kina, ka bashkëpunuar me dy individë në Kinë për të vjedhur informacione në lidhje me projektet ushtarake nga rrjetet kompjuterike të kompanive amerikane. Su punoi me dy hakerë të paidentifikuar në Kinë përgjatë periudhës 2009 dhe 2013, duke iu treguar atyre se çfarë të dhënash të kërkojnë dhe nganjëherë duke bërë përpjekje që t’ia shesin ato kompanive që zotërohen nga shteti kinez.

Treshja vodhi 65 gigabajtë informacione të ndjeshme në lidhje me fluturuesit ushtarake si F-22 dhe F-35, e po ashtu edhe programin ajror ushtarak C-17 të Boeing-ut. Su, që është posedues i një kompanie kineze të aviacionit që quhet Lode Tech, sipas Departamentit kanadez të Mbrojtjes, ishte arrestuar në Kanada më 28 qershor. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është duke kërkuar ekstradimin e Su-së për t’u përballur me akuzat për hakim kompjuterik, tha një zëdhënës i departamentit. “Ne mbesim thellësisht të shqetësuar rreth vjedhjes së mundësuar kibernetike të informacioneve të ndjeshme dhe ne e kemi bërë vazhdimisht të qartë që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet që qeveria jonë posedon për të forcuar sigurinë kibernetike dhe për të luftuar krimin kibernetik,” tha për New York Times, Marc Raimondi, që është zëdhënës në Departamentin e Mbrojtjes.

Boeing tha që bashkëpunoi për ta kryer hetimin. “Neve na vjen mirë që qeveria na tregoi për shqetësimet e veta për një komprometim të mundshëm të sistemeve tona të mbrojtura kompjuterike,” tha Boeing në një deklaratë. “Bashkëpunimi ynë me hetimin e qeverisë demonstron përkushtimin e kompanisë për të mbajtur individët në llogari-dhënie të cilët kryejnë spiunazh ekonomik ose tregtojnë sekrete të vjedhura kundër kompanive të SHBA-së.”

Dyshimet për hakimet kompjuterike janë një temë e nxehtë mes SHBA-së dhe Kinës. Që të dy shtetet publikisht kanë akuzuar njëra-tjetrën për futjen në serverët e tyre për të vjedhur informacione. Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Mbrojtjes bëri akuza kundër pesë hakerëve të dyshuar kinezë. Ata akuzohen për hakim të korporatave amerikane dhe vjedhjeve të informacioneve. Kina ka mohuar akuzat. Sipas New York Times, hakerët kinezë kanë arritur të futen në serverët e qeverisë amerikane gjatë marsit në një përpjekje për të vjedhur informacione të mijëra punonjësve federalë të cilat ishin top-sekrete. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>