Lajmet

SHBA akuzon inteligjencën Ruse për hakimin e Yahoo

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
Dy agjentë Rusë të spiunazhit janë në mesin e katër individëve të cilët akuzohen nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për hakimin e Yahoo. SHBA akuzon inteligjencën Ruse për hakimin e Yahoo Photo Source: Reuters

Ishte pioneri i interneti Yahoo i cili tha se hakerat të cilët fshihen pas sulmeve kibernetike të 2014-ës ku janë prekur 500 milion llogari ishin shtetëror.

Dy anëtarë të FSB, agjencisë Ruse të inteligjencës, kanë bashkëpunuar me disa hakera për të sulmuar Yahoo-në ishte konkluzioni i departamentit. Një prej të dyshuarve u arrestua më 14 Mars në Kanada.

Një prej hakerave të përfshirë është ndër më të kërkuarit nga FBI për krime kibernetike. Yahoo u kritikua ashpër për vonesën e informacionit lidhur me hakimin e 2014-ës.

Të dhënat e vjedhura përfshinin emra, adresa e-mail-i, numra telefoni, datëlindje dhe fjalëkalime të enkriptuara.

Sipas Yahoo ato që kanë shpëtuar janë kartat e kreditit. Kompania kërkoi vazhdimisht nga përdoruesit ndryshimin e fjalëkalimit. Emrat e të dyshuarave u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë:

  • Dmitry Aleksandrovich Dokuchaev, 29 vjeç Kombësia dhe Rezidenca Ruse
  • Igor Anatolyevich Sushchin, 43 vjeç Kombësia dhe Rezidenca Ruse
  • Alexsey Alexseyevich Belan, 29 vjeç Kombësia dhe Rezidenca Ruse
  • Karim Baratov, 22 vjeç Kombësia Kazak, Rezidenca Kanada

Lajmet e fundit>