Analiza

SHBA dhe Kina udhëheqin me gjërat e humbura elektronike

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
SHBA dhe Kina udhëheqin me gjërat e humbura elektronike

Sipas një raporti të ri, pesha e humbjeve elektronike në mbarë botën pritet të rritet deri në 60 milionë tonë në vit, në vitin 2017. Humbjet elektronike përfshijnë frigoriferët, TV-të, telefonët mobilë, kompjuterët, monitorët, lojërat elektronike dhe produkte të tjera që kanë një bateri ose fije elektronike.

Raporti i bazuar në të dhënat e fituara nga “Nisma për Zgjidhjen e Problemit të Humbjeve Elektronike (StEP)”, që është një bashkëpunim nga organizatat e Kombeve të Bashkuara, industritë, qeveritë, organizatat joqeveritare dhe organizatat shkencore tregon që në vitin 2012 Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prodhuar shumicën e gjërave të humbura elektronike.

Derisa studimi gjeti që pothuajse 48.9 milionë tonë të produkteve elektrike dhe elektronike ishin prodhuar vitin e kaluar, ekspertët pohojnë që kjo do të rritet në 65.4 milionë tonë, ose peshë të barabartë me pothuajse 200 Ndërtesa “Empire State”, gjatë pesë viteve të ardhshme.

Raporti zbulon po ashtu që disa kombe që po rriten kanë tejkaluar kombet perëndimore në gjenerim të humbjeve elektronike, ku Kina ka prodhuar më së tepërmi humbje të tilla elektronike, me 11.1 milionë tonë, gjatë vitit 2012.

Nëse flasim për humbjet vjetore elektronike për person, SHBA ishte me më së tepërmi, ku secili amerikan ishte përgjegjës për rreth 29.5 kilogramë gjëra të pavlefshme të teknologjisë së lartë. Kjo ishte pothuajse gjashtë herë më tepër se shifra e Kinës për banor, që ishte me rreth 5 kilogramë.

“Ne besojmë që kjo bazë që përditësohet në vazhdimësi dhe që është e lidhur me hartën që tregon vëllimin e humbjeve elektronike për shtet së bashku me tekstet ligjore do të ndihmojnë në ndërgjegjësimin dhe vendosje më të mirë të politikës në nivelet publike dhe private,” tha sekretari ekzekutiv i nismës StEP, Ruediger Kuehr. (PCWorld Albanian)

electronics_recycling-100022132-large

Lajmet e fundit>