Siguri

SHBA do të forcojë sigurinë e uebit

Jun 11 2010
0 Shpërndarje
SHBA do të forcojë sigurinë e uebit

Paralajmërimi i FCC-së ka arritur një ditë pasi që FBI ka thënë se ka hapur hetimet për një thyerje sigurie në iPad që ka ekspozuar informatat personale të konsumatorëve të AT&T, duke përfshirë edhe disa llogari të zyrtarëve të lartë qeveritar.

Thyerja, që u raportua nga faqja Gawker, ka ndodhur kur një grup i quajtur Goatse Security hakoi të dhënat e abonentëve të AT&T iPad, dhe mori një listë të e-mail adresave të cilat përfshinin VIP, shefa ekzekutiv dhe politikan.

Në një blog post, Joel Gurin, shef ekzekutiv i zyrës për marrëdhënie me konsumatorin dhe qeverinë pranë FCC, ka thënë se incidenti duket të jetë një thyerje klasike e sigurisë dhe se diçka e tillë ka ndodhur tek shumë kompani.

Rregullatori i komunikimeve i agjencionit do të kërkojë sigurimin e rrjeteve broadband dhe do të punojë që t’i bëjë ato më të sigurta, u shpreh ai. “Ne jemi të përkushtuar për të punuar me të gjithë për të parandaluar që probleme si këto të ndodhin në të ardhmen” shtoi ai.

Ai gjithashtu bëri komente edhe në lidhje me sjelljet e Google përmes mbledhjes e të dhënave private mbi rrjetet wireless, duke shfrytëzuar automjetet e Street View. Ky rast pati ndodhur në maj dhe informatat personale me këtë rast ishin vënë në rrezik.

Ai tha se incidenti është një përkujtim se rrjetet e hapura WiFi, të cilat nuk janë të enkriptuara janë të lëndueshme ndaj nuhatjes. Ai u bëri thirrje konsumatorëve që të kenë kujdes me sigurinë e rrjeteve wireless.

Lajmet e fundit>